Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell por i ftohtë. Në mëngjes do të ketë acar, kurse gjatë ditës erëra mesatare veriore.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët por i freskët. Në mëngjes do të ketë acar në shumicën e territorit të rajonit tonë.

Pasnesër në tërë rajonin mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar si dhe me mundësi për mjegull. Gjatë dites priten ngritje të ndejshme të temperaturave sepse mbi rajon masat e nxehta ajrore nga Mesdheu do të zëvendësojnë apo largojnë masat e ftohta polare.

Nga e hëna do të kemi mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, shtim të vranësira dhe vende-vende me reshje afatshkrutra shiu të intesitetit të dobët dhe mesatar. Në viset malore herë pas here priten reshje bore. Gjithashtu do të ketë edhe fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimore.

Në mesjavë do të kemi edhe një valë reshjesh të dendura bore në viset tona kontinentale./Meteoballkan