Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Vende-vende mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 20 deri në 22 gradë Celsius. Erërat nganjëherë mund të jenë të fuqishme nga perëndimi dhe veriprërndimi kryesisht në disa vise të Dukagjinit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, veçanërisht në gjysmën veriore të Shqipërisë.

Mot i ngjashëm pritet nesër edhe në Luginën e preshevës, me intervale kohore me diell, vranësira dhe riga ose ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim substancial i motit, Do të vazhdojë të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe me erëra në disa rajone nganjëherë të fuqishme nga jugperëndimi dhe perëndimi. Nuk do të mungojnë edhe rigat lokale të shiut, por të cilat nuk do të zgjasin shumë, megjithatë në Shqipëri më thatë./Meteoballkan