Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Erërat jugore dhe juglindore do të fuqizohen gradualisht. Gjatë nates pritet shtim i vranësirave dhe vende-vende do të ketë mundësi për reshje shiu kryesisht në jug dhe perëndim të vendit.

Nesër në Shqipëri do të mbajë mot mjaft jo stabil me erëra të fuqishme juglindore dhe lindore sidomos pasdite dhe gjatë natës për shkak të kalimit të ciklonit nga Italia në drejtim të Greqisë. Do të ketë edhe reshje shiu, më intensive në jug dhe lindje të vendit.

Edhe në Maqeoninë Veriore nesër do të mbajë mot i ngjashëm me erëra mesatare deri të fuqishme jugore dhe juglindore. Pasdite vonë dhe gjatë nates vende-vende do të fillojnë reshjet e shiut. Ironikisht vetëm në Mal të Zi nesër nuk priten reshje atmosferike.

Pasnesër qendra ciklonike do të jetë diku në Greqi dhe vranësirat e dendura në kuadër të ciklonit do të jenë mbi tërë rajonin tonë. Vende-vende priten edhe reshje shiu më intensive në Maqedoni dhe lindje të Shqipërisë, por reshje shiu priten edhe në Kosovë të intensitetit kryesisht të dobët deri mesatar në jug dhe juglindje të vendit. Në viset e larta malore priten reshje bore dhe erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga verilindja të cilat do të shkaktojnë edhe ulje të temperaturave.

Të martën reshjet do të pushojnë por do të jetë freskët me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Priten stabilizim i motit. Nga e mërkura erërat do të fillojnë përsëri të fryjnë nga kvadrati i jugut dhe kështu priten ngritje të sërishme të lehta të temperaturave./Meteoballkan/