Moti nesër dhe në ditët në vazhdim në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

0
294

Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me intervale kohore me diell. Pasdite në shumë rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në rajonet kryesisht kodrinore-malore do të ketë zhvillim vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot mjaft i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, do të mbetet nxehtë, kurse pasditeve, mbrëmjeve dhe eventualisht edhe netëve në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan/