Moti nesër dhe në ditët në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Gjatë natës në Shqipëri do të fillojnë reshje të dendura shiu. Në bregdet priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në viset tjera reshje të dendura shiu, por reshjet nuk do të jenë afatgjata. Orët e mëngjesit reshjet e shiut do të vijnë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore por priten reshje kryesisht të dobëta.

Nesër në Kosovë do të kemi mot me reshje të dobëta shiu në mëngjes dhe paradite. Gjatë dites reshjet eventuale do të ndërpriten dhe priten intervale kohore me diell.

Edhe në Shqipëri pas reshjeve të nates nesër pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare, pra pritet përmirësim i motit.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pas reshjeve të nates pritet përmirësim i motit dhe rreze diellore.

Pasnesër në tërë rajonin pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Gjatë nates nga jugu i Shqipërisë priten reshje të reja shiu të cilat nga jugu do të përfshijnë tërë rajonin gjatë së mërkures./Meteoballkan/