Moti për ditën e sotme

Në Kosovë këtë javë moti pritet të jetë me shi dhe me vranësira.

Hidrometeorologjik, Kosova do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Këto reshje parashihet të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, por intensiteti i tyre si gjithherë nuk do të jetë i njëjtë, për shkak të specifikave klimatike që ka vendi ynë”.

“Gjithashtu edhe në fushat termike, sidomos në temperaturat maksimale do të ketë rënje të theksuara, ku ditën e martë maksimalet nuk do të kalojnë vlerat mbi 12 gradë Celsius. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve, parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius”, bënë të ditur IHMK.

Po ashtu do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Lini një Përgjigje