Moti sot dhe ditët në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë, me erëra të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi. Do të ketë zhvillim të moderuar të ndonjë vranësire, por do të mbetet pa reshje në shumicën absolute të territorit të Republikës së Kosovës. Temperaturat maksimale mund të arrijnë nga 30 deri në 33-34 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Rrallë në ndonjë rajon malor mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shumë izoluar shiu pasdite.

Nesër (e martë) si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Në Kosovë (përveç Dukagjinit) priten vranësira dhe ulje të lehta të temperaturave në disa rajone për shkak të depërtimit të një fronti të dobët të ftohtë ajror.

Korriku do të fillojë ashtu siç edhe e ka epitetin ky muaj shumë i nxehtë veror. Të mërkurën dhe të enjten pritet të kemi fuqizim të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Temperaturat maksimale pritet të kulmojnë duke arritur deri 36-37 gradë Celsius. Pasdite në disa rajone në Kosovë (kryesisht kodrinore-malore) mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan