Moti sot dhe ditëve në vazhdim

365

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë, me temperatura maksimale të cilat pritet të sillën nga 24 deri në 27 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë.

Mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme do të mbajë edhe të hënën në tërë rajonin tonë me ngritje të lehta të temperaturave, kurse nga e marta pritet të kemi intervale kohore me diell, por edhe shtim të vranësirave vende-vende, sidomos në shumë vise të Shqipërisë duke përfshirë edhe bregdetin.

Këto vranësira do të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në Shqipëri. Sipas ecurive aktuale më së shumti reshje dhe rrebeshe shiu priten në veriperëndim të Shqipërisë dhe jug të Mali të Zi, pastaj edhe disa vise në qendër të Shqipërisë dhe po ashtu edhe jugun e skajshëm. Më së paku reshje priten në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Pra, gjatë javës së ardhshme shumë pjesë të Shqipërisë do të përfitojnë reshje shiu pas një kohe mjaft të gjatë pa reshje atmosferike, por megjithatë nuk duhet pritur reshje shiu në tërë territorin./Meteoballkan