Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por priten edhe vranësira të herëpashershme kalimtare. Do të jetë nxehtë me temperatura maksimale nga 25 deri në 28-29 gradë Celsius në nivel vendi. Pasdite vonë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në disa rajone në Shqipëri priten vranësira të cilat kanë mundësi të kushtëzojnë riga afatshkurtra lokale shiu.

Të martën na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, por edhe me zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe afatshkurtra lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa vise të Shqipërisë rrebeshet pritet të jenë më intensive.

Ditëve të ardhshme pritet mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat herë pas here priten të sjellin rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut reshjet do të jenë sporadike./Meteoballkan