Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në disa vise të Dukagjinit.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet shiu priten kryesisht në gjysmën veriore të vendit, ndërsa gjysma jugore edhe nesër do të mbete kryesisht pa reshje atmosferike ose me ndonjë reshje simbolike.

Në Maqedoninë Veriore sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Rrallë në ndonjë rajon priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Mal të Zi nesër pritet mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasnesër (e mërkurë) në Kosovë pritet mot i ngjashëm sikurse nesër, pra me intervale të gjata kohore me diell dhe mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë priten edhe në perëndim dhe jug të Shqipërisë.

Të enjten dhe të premten do të kemi mot me intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë rigë ose rrebesh shiu në ndonjë rajon.

Të shtunën pritet përkeqësim i motit me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore edhe pse në një masë më të vogël./Meteoballkan