Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Vende-vende priten erëra të fuqishme nga jugperëndimi të cilat pritet të arrijnë shpejtësinë maksimale deri në 50km/h.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil. Përveç intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira të shpeshta të shoqëruara me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm. Në Mal të Zi kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në Maqedoni priten intervale kohore me diell dhe rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër në tërë rajonin na pret mot pak më i qetë. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të kushtëzojnë riga ose rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Për fundjavë na pret mot mjaft jo-stabil me vranësira të dendura, erëra të fuqishme dhe reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi. Reshje të dendura shiu herë pas here priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore./Meteoballkan