Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe erëra vende-vende të fuqishme jugore. Pasdite në disa vise priten reshje shiu kryesisht në veriperëndim, perëndim dhe veri të vendit, lokalisht edhe në vise tjera. Mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat fillimisht do të sjellin rrebeshe shiu në veriperëndim të vendit. Gjatë mbrëmjes, orëve të natës dhe mëngjesit të së shtunës rrebeshe të fuqishme shiu priten në pothuajse tërë territorin e Republikës së Shqipërisë. Rrebeshet më intensive priten në veriperëndim dhe jug të vendit, por edhe në disa vise tjera lokalisht. Këto shira mund të shkaktojnë edhe probleme afatshkurtra.

Në Maqedoninë Veriore sot pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat gjatë natës pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Mal të Zi nesër pritet mot kryesisht i vranët me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën priten ulje të ndjeshme të temperaturave. Priten vranësira, intervale kohore me diell dhe vende-vende reshje shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje të pakta dhe të lokalizuara priten edhe të dielën, ndërsa të hënën në tërë rajonin priten reshje të reja shiu. Vende-vende përsëri priten reshje intensive dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në Shqipëri dhe mund të ndodhë edhe në rajonin e Dukagjinit.

Fillimi i Tetorit do të na sjellë përmirësim gradual të motit./Meteoballkan