Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira, por do të jetë mjaft freskët. Në disa rajone mund të ketë riga lokale shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë rreth 20-21 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në veriperëndim dhe jug të vendit priten reshje të dobëta shiu herë pas here.

Të hënën do të jetë pak më nxehtë, megjithatë priten zhvillime të vranësirave të cilat do të na sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në veriperëndim dhe jug të Shqipërisë priten përsëri rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë, lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër. Të martën priten ulje të temperaturave dhe herë pas here reshje shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura pritet përmirësim i motit dhe ngritje graduale e temperaturave, por përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira./Meteoballkan