Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë. Vranësira priten pak më shumë në rajonin e Dukagjinit, afër kufirit me Shqipërinë dhe Malin e Zi ku mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët shiu. Temperaturat maksimale do të sillën nga 20 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Fillimisht në jug dhe jugperëndim, e pastaj edhe në disa rajone tjera priten riga lokale shiu ku në jugperëndim të vendit mund të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Maqedoninë Veriore sot priten mot me intervale të gjata kohore me diell dhe me ngritje të temperaturave, ndërsa në Mal të Zi përpos intervaleve kohore me diell priten edhe rrebeshe ose riga lokale shiu.

Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin pritet mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme. Vetëm në Mal të Zi të dielën priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe disa nga këto rrebeshe mund të prekin edhe veriun e Shqipërisë dhe ndoshta edhe ndonjë pjesë të Kosovës afër kufirit me Malin e Zi.

Të hënën dhe të martën në tërë rajonin pritet destabilizim gradual i motit, me zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Lini një Përgjigje