Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë se sot. Priten edhe vranësira të shtresave të larta atmosferike. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 24-25 gradë Celsius në nivel vendi.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Po ashtu priten vranësira të shtresave të larta atmosferike, por nuk do të ketë reshje.

Pasnesër na pret mot i ngjashëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në Shqipëri do të fillojnë reshje lokale kryesisht të dobëta shiu. Këto reshje të dobëta lokale pastaj do të përfshijnë edhe disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Të hënën pritet mot edhe më i ngrohtë, me shumë rreze diellore dhe temperaturat maksimale deri afër 30 gradë Ceslius,

Të martën na pret mot më i freskët. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi, ndërsa pasdite vonë me mundësi edhe për rrebeshe të izoluara shiu në disa rajone./Meteoballkan