Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta. Gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës priten reshje shiu të intensitetit mesatar.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës priten reshje shiu, fillimisht në Mal të Zi e pastaj në Kosovë, Shqipëri dhe në fund edhe në Maqedoninë Veriore.

Të dielën në tërë rajonin do të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe riga lokale shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Më shumë intervale kohore diellore priten në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Priten erëra mesatare deri të fuqishme jugperëndimore në disa vise.

Nga e hëna na pret mot kryesisht i thatë, me intervale të gjata kohore me diell, ulje të lehta të temperaturave, vranësira kalimtare, ndërsa temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh./Meteoballkan

Lini një Përgjigje