Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë dhe tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe vende-vende riga lokale shiu. Mund të ketë edhe rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nga e hëna na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në Shqipëri të martën vonë dhe të mërkurën mund të ketë reshje shiu./Meteoballkan