Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Në mbrëmje vonë pritet të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të na sjellin edhe reshje shiu. Gjatë natës priten reshje shiu me mundësi edhe për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të natës priten riga të izoluara shiu në disa rajone.

Nga e premtja më ftohtë. Vranësirat do të tërhiqen dhe vendin e tyre do ta zënë intervalet kohore me diell. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu, ndërsa për fundjavë pak më nxehtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare./Meteoballkan

Lini një Përgjigje