Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të ketë ulje të lehta të temperaturave për shkak të erërave veriore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Priten ulje të lehta të temperaturave.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore diellore dhe me ngritje të lehta të temperaturave ditore./Meteoballkan