Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë do të mbajë mot me diell dhe shtim gradual të disa vranësirave. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, me ngrica dhe mjegull, ndërsa dita e këndshme.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, por pritet të ketë edhe shtim të vranësirave, fillimisht në Shqipëri, pastaj në viset tjera.

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurtra kohore me diell. Do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta veriore dhe verilindore. Në mbrëmje vonë pritet të fillojnë reshje lokale shiu, në viset kodrinore-malore reshje bore. Me uljen e temperaturave reshje bore priten në shumë pjesë të Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe disa ultësira, por nuk priten reshje të mëdha. Reshje më të pakta priten në veriperëndim dhe veri të vendit, ndërsa fjolla më të shpeshta bore priten në viset tjera të Kosovës.

Në Shqipëri të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Në mbrëmje vonë në verilindje të vendit priten edhe reshje bore. Në Maqedoni reshje të pakta priten në orët e vona të natës, shi nëpër ultësira dhe bore në vise kodrinore-malore.

Të hënën na pret mot shumë i ftohtë. Në mëngjes me fjolla lokale dëbore në disa vise në Kosovë, ndërsa gjatë ditës pritet kthjellim i motit, por do të jetë mjaft ftohtë. Në mbrëmje pritet acar.

Sipas ecurive aktuale sinoptike nga e mërkura priten reshje të shpeshta atmosferike, tek ne kryesisht shi nëpër ultësira dhe borë në viset malore, ndërsa reshje të fuqishme bore priten në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni etj. /Meteoballkan