Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta verilindore. Në mbrëmje priten reshje lokale bore ose fjolla dëbore kryesisht në jug, lindje dhe disa pjesë në qendër të vendit.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës do të fillojnë riga shiu në jug dhe jugperëndim të vendit dhe deri në mbrëmje në shumicën e territorit të vendit. Në verilindje priten fjolla dëbore. Temperaturat do të shënojnë ulje gjatë natës.

Në Maqedoni priten intervale kohore diellore dhe vranësira, ndërsa gjatë natës priten riga lokale shiu, respektivisht fjolla dëbore varësisht nga lartësia mbidetare. Temperaturat gjatë natës dhe mëngjesit të së hënës do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Të hënën në tërë rajonin na pret mot mjaft i ftohtë, me erëra të ftohta verilindore dhe veriore. Pasdite pritet kthjellim i motit dhe për këtë arsye nata do të jetë mjaft e ftohtë dhe me acar.

Edhe të martën do të jetë ftohtë dhe thatë, ndërsa nga e mërkura do të fillojnë të fryjnë erëra jugore dhe juglindore. Temperaturat do të shënojnë ngritje. Pritet të ketë shtim gradual të vranësirave dhe reshje lokale shiu e bore në viset malore./Meteoballkan