Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të vijë deri te shtimi i vranësirave dhe njëkohësisht priten ngritje të temperaturave dhe herë pas here edhe ndonjë interval kohor me diell. Në disa vise të Dukagjinit mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu kryesisht në jug dhe veri të vendit. Lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër.

Në Maqedoninë Veriore sot pritet të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në perëndim dhe veriperëndim të vendit mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. Edhe në Mal të Zi nesër pritet të ketë shtim të vranësirave dhe riga lokale shiu e bore kryesisht të dobëta.

Të premten na pret mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë. Vende-vende do të ketë reshje shiu, në veri të Shqipërisë pak më intensive. Riga shiu të premten priten edhe në disa vise në Kosovë, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit.

Të shtunën përhapje e reshjeve të shiut pothuajse në tërë rajonin. Reshje intensive shiu priten në veri dhe jug të Shqipërisë si dhe lokalisht edhe në disa pjesë të Dukagjinit.

Të dielen pas një pauze të reshjeve pasdite priten reshje të reja të shiut. Në Shqipëri priten reshje të dendura shiu. Po ashtu edhe në disa pjesë të Dukagjinit në Kosovë priten reshje të dendura shiu. Nëpër male reshje shqote e bore. Reshjet mund të shkaktojnë edhe përmbytje të reja sidomos në Shqipëri duke mos përjashtuar edhe disa vise në Dukagjin.

Nga e hëna ulje graduale e temperaturave dhe mundësi për reshje të dendura bore./Meteoballkan