Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Gjatë natës në Kosovë priten reshje të dendura atmosferike; në disa ultësira në Dukagjin dhe lokalisht edhe në disa vise tjera shi, ndërsa në shumë vise me lartësi pak më të lartë mmbidetare reshje të dendura bore. Me uljen e temperaturave priten reshje bore në tërë Kosovën nesër.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vërtetë dimëror me reshje bore. Në mëngjes vende-vende priten reshje të dendura bore. Edhe gjatë ditës priten reshje bore, por me intensitet të ndryshëm.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu në bregdet dhe viset tjera mesdhetare e reshje bore në viset kontinentale. Në mbrëmje reshje afatshkurtra bore mund të paraqiten në disa rajone mesdhetare.

Në Maqedoninë Veriore po ashtu mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Gjatë ditës me uljen e temperaturave reshje vetëm bore. Në veriperëndim të vendit priten reshje më intensive bore sipas parashikimeve.

Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe mjaft i ftohtë me reshje të herëpashershme lokale bore dhe erëra të ftohta veriore.

Në Shqipëri të mërkurën pritet kthjellim i motit, por do të jetë mjaft ftohtë, ndërsa në Maqedoninë Veriore të mërkurën pritet mot mjaft i ftohtë me reshje sporadike bore.

Mot mjaft i ftohtë pritet edhe të enjtën, por kryesisht i thatë, ndërsa nga e premta ngritje graduale e temperaturave, me rikthimin e reshjeve lokale atmosferike, më intensive gjatë fundjavës./Meteoballkan