Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore me temperatura rreth 20 gradë Celsius, vende-vende edhe më ngrohtë.

Të shtunën na pret mot ende i ngrohtë, por në Kosovë gjatë pasdites do të fillojë ulja e temperaturave si pasojë e depertimit të një fronti të ftohtë ajrore. Po ashtu do të ketë edhe zhvillime dhe depërtime lokale të vranësirave, por do të mbetet kryesisht thatë, me ndonjë rigë simbolike në ndonjë rajon.

Nga e diela ulje e temperaturave, por nuk pritet ndonjë i ftohtë i madh. Do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i thatë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Reshjet atmosferike do të jenë të rralla dhe të pakta. Ulja e temperatuave do të ndjehet shumë më shumë në Kosovë dhe viset tjera kontinentale./Meteoballkan

Lini një Përgjigje