Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira vende-vende. Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët e kaluara për shkak të erërave të ftohta veriore dhe verilindore, por nuk pritet ndonjë i ftohtë i madh.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, por edhe me vranësira kalimtare në disa rajone. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare në disa rajone. Do të jetë më ftohtë se ditët që lamë pas. Nga e marta stabilizim i motit dhe ngritje e sërishme graduale e temperaturave./Meteoballkan