Moti sot dhe ditëve në vazhdim

0
114

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe kryesisht i vranët. Paradite mund të ketë intervale kohore me diell, ndërsa pasdite priten vranësira të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu. Temperaturat pritet të shënojnë ulje, ndërsa reshje të mëdha nuk priten.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe shtim të vranësirave të shiut pasdite të cilat fillimisht në disa vise të Shqipërisë dhe Mal të Zi pritet të kushtëzojnë reshje shiu. Pasdite vonë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës priten reshje shiu. Reshjet nuk pritet të zgjasin shumë ndërsa bregdeti dhe gjysma perëndimore e Shqipërisë mbeten pa reshje.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë riga ose rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura përmirësim gradual i motit, por në viset malore përsëri priten kushte për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të shënojnë rritje.