Moti sot dhe ditëve në vazhdim

0
107

Sot gjatë ditës pritet të ketë mot pjesërisht të vranët, derisa prej të premtes dhe përgjatë fundajës do të ketë kthjellime dhe pritet të jetë më ngrohtë, ka njoftuar Prishtina Weather.

Të premten në mëngjes parashihet mot më i ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë, duke vazhduar edhe në fundjavë.

Edhe ditën e hënë vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell, e orëve të mbrëmjes me shtim të vranësirave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

23.09 – Pjesërisht vranët në mëngjes, e gjatë ditës vranësirat shpërndahen ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

24.09 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell e më ngrohtë.

25.09 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

26.09 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

27.09 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje me shtim të vranësirave.

Temperaturat minimale zbresin deri në 4C ditën e premte, e në fundjavë rriten edhe mbi 10C. Ndërkaq, ato maksimalet nga nesër rriten në 23C të premten e fundjavë edhe 28C.

Nesër vazhdon të fryjë erë mesatare nga verilindja 6-12m/s, e nga e premtja e lehtë nga jugperëndimi 1-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme me tendencë të rënies.