Moti sot dhe ditëve në vazhdim

0
55

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë pak më freskët se sot për shkak të një fronti të ftohtë të dobët ajror, megjithatë do të mbetet mjaft nxehtë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell si dhe me vranësira të pakta në disa rajone.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Priten ngritje të temperaturave dhe i nxehti do të jetë përcëllues. Pasdite në disa rajone kryesisht në jug të vendit priten zhvillime të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe afatshkurtra, të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pasnesër pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me vapë përcëlluese.

Nga e enjtja pritet mot shumë i nxehtë dhe me zagushi, por edhe rrebeshet e shiut me vetëtima dhe bubullimë do të fillojnë të jenë pak më përfshirëse në Kosovë, kurse nga e premtja priten edhe ulje graduale të temperaturave. Në Shqipëri ende do të mbetet shumë nxehtë dhe kryesisht thatë. Të premten në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi përpos nxehtësisë dhe zagushisë priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Fundjava na pret me mot më të freskët dhe me rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në viset tona kontinentale./Meteoballkan