Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnëe deri në 32-33 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius në nivel rajonal.

Të shtunën si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryeisisht i kthjellët dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten zhvillim të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në shumicën absotule të territorit nuk do të ketë reshje fare.

Nga e diela pasdite vonë do të kemi ulje të temperaturave dhe kjo do të vërehet në viset kontinentale, kurse në viset mesdhetare dhe bregdetare nuk pritet të ndjehet shumë, pra do të vazhdojë të jetë mot i nxehtë (me ulje të lehta të temperaturave) dhe kryesisht me diell./Meteoballkan