Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të sillen nga 30 deri në 33-34 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje si rezultat i ardhjes së masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore

Të mërkurën dhe të enjten në tërë rajonin tonë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtutjeshme ku ajo maksimalja në Kosovë mund të arrijë deri në 38-39 gradë Celsius (të enjten), kurse në ndonjë rajon të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi temperatura mund të “prek” 40 gradë Celsius. Të enjten pasdite vonë në disa rajone në veriperëndim të Kosovës mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten na pret mot i nxehtë, por pasdite në Kosovë, verilindje të Shqipërisë, Mal të Zi dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje./Meteoballkan