Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Pasdite në disa rajone në veriperëndim dhe veri të vendit mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Pasnesër ditën e Kurban Bajramit në Kosovë pritet mot i ndryshueshëm. Paradite me diell dhe shumë i nxehtë, kurse pasdite pritet freskim i motit me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pasnesër pritet mot kryesisht me diell dhe ende shumë i nxehtë. Pasdite në veriun e Malit të Zi dhe rrallë në disa rajone të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje më intensive priten në Mal të Zi.

Për fundjavë na pret mot i nxehtë, por pak më i freskët. Përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse./Meteoballkan