Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperatura do të shënojë ngritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 34 gradë Celsius në nivel vendi. Pasdite në disa rajone kryesisht (kodrinore-malore) priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite priten zhvillime kryesisht në Mal të Zi dhe rrallë në ndonjë rajon në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten në veriun e Malit të Zi.

Të shtunën pritet të kemi mot mjaft jo-stabil. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave vertikale të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe stuhi shiu. Bregdeti shqiptar do të mbetet me mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë me përjashtim të bregdeti verior ku mund të ketë ndonjë rrebesh shiu. Jugu, perëndimi dhe shumë pjesë të Shqipërisë qendrore po ashtu nuk pritet të preken nga rrebeshet e shiu me ndonjë përjashtim të vogël.

Të dielën pritet përsëri mot i ndryshueshëm. Në bregdet dhe shumicën e territorit shqiptar kryesisht kthjellët dhe nxehtë, kurse në viset tjera përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira me reshje lokale shiu dhe nganjëherë edhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan