Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft jo stabil dhe i freskët. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të shpeshta shiu. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër të imët.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të jenë të ngjashme sikur sot me tendencë të ngritjes së lehtë.

Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë mot i ngjashëm, i paqëndrueshëm. Priten intervale kohore me diell, vranësira të shpeshta të cilat do të kushtëzojnë reshje të shpeshta shiu. Vende-vende, herë pas here do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër./Meteoballkan

Lini një Përgjigje