Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm ku paradite mund të jetë nxehtë dhe me intervale kohore me diell, kurse nga mesdita dhe pasdite vonë priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot jo stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të shpeshta lokale shiu dhe rrebeshe do të mbajë afërsisht deri të martën. Të martën mbi rajonin tonë më në fund pritet të fuqizohet nja masë ajrore anticiklonike, megjithatë rigat dhe rrebeshet e izoluara do të vazhdojnë kryesisht në Kosovë dhe viset kodrinore- malore deri të mërkurën ose të enjtën kur pritet që masa ajrore anticiklonike të “dëbojë” përfundimisht ajrin e lagësht dhe jostabil nga rajoni ynë. Gjithashtu, kjo masë anticiklonike do të “hapë rrugë” edhe për depërtimin e masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore që pritet nga e mërkura ose e enjtja e javës së ardhshme./Meteoballkan