Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot me më shumë vranësira se sa sot. Në disa rajone paradite priten riga afatshkurta të dobëta shiu, por pasdite do të stabilizohet moti përkohësisht kur priten edhe intervale kohore me diell.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Priten ngritje të temperaturave.

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi dhe paraditeje stabile, nga mesdita apo pasdite pritet ndryshim i motit. Pritet të ketë shtim të vranësirave, fuqizim të erërave veriore dhe reshje shiu më intensive në rajonin e Dukagjinit. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri. Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pasnesër pritet mot i ndryshueshëm. Në pjesën më të madhe të Shqipërisë pritet mot kryesisht stabil, por në veri të vendit pasdite vende-vende mund të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë pasnesër pasdite priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

Me përjashtim të ditës së hënë kur nuk priten reshje, nga e marta e tutje në tërë rajonin pasditeve do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan