Moti sot në Kosovë

0
209

Edhe ditëve të ardhshme mbetet mot i pandryshueshëm, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

20.03.2020 – Mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 5.

Nga dita e diel priten kushte të tjera meteorologjike, kur nga veriu i kontinentit do të depërtojë një bërthamë ciklonike me masa të ftohta polare, që në fillim të javës do të kushtëzojë mot të ftohtë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Ekzistojnë mundësi për reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta.

Sipas tendencave të fundit parashikuese, java e ardhshme do të karakterizohet me temperatura më të ulëta krahasuar me vlerat normale për dhjetëditëshin e fundit të muajit mars, derisa të reshurat mund të jenë më të pakëta.