Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.