Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot më vranësira dhe në disa vende të ketë edhe reshje shiu për ditën e sotme.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës së shtune pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitive”, thuhet në deklaratën e IHK-së.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s.