Moti sot në Kosovë

Sot moti në Kosovë do të jetë më i qetë, i shoqëruar me kthjellime dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë celsius.

Do të fryjë erë herë–herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-12m/s.