Moti sot në Kosovë

0
374

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot me diell dhe pjesërisht të vranët në disa zona gjatë ditës së sotme në vendin tonë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje në të dy vlerat ekstreme krahasuar me një ditë më parë, duke paralajmëruar një fundjavë me mot të ngrohtë dhe me diell.Për sot minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.