Moti sot në Kosovë

Moti për ditën e sotme vazhdon të mbetet stabil sikur ditëve tjera.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferike. Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.