Moti sot në Shqipëri

0
198

Kontinenti Evropian po ndikohet nga fuqizimi i Anticiklonit sub-tropikal i cili do të mbajë në territorin e Shqipërisë temperatura të larta.

Moti sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 12/28°C

Zonat e ulëta 16/33°C

Zonat bregdetare 19/32°C