Motrat top modele Bernadeta dhe Lea mahnisin në ndejën e “Martinit”

Bernadeta Nikollbibaj është top modelja e njohur shqiptare me famë në Europë, e cila vetëm pak javë më parë është shpallur “Miss Grande Kosova 208”. Ajo ka rrëmbyer kuroren e më të bukurës në këtë spektakël ku garonin vajza nga Kosova dhe Diaspora.
Bernadeta, mbetet ndër shqiptaret më atraktive, andaj edhe kurora e “Miss Grande” përfundoi në kokën e saj. Ajo së shpejti do ta përfaqësoj vendin në “Miss Grande Internacional” që do të mbahet në Tajlandë.
Missi këtë kohë ka qenë prezente në evente të ndryshme, i fundit i organizuar në Zvicer nga “Tv Syri” në nderë të “Martini Company”.
Bernadeta është shfaqur përkrah motrës së saj, Leas që gjithashtu njihet si top modele dhe si një nga femrat më të bukura shqiptare.
Bukuroshet kanë lënë shumë mbresa me paraqitjen dhe stilin e tyre të veçantë.