Mourinho për VAR-in: Vetëm hajdutët mund të ankohen

0
243

Jose Mourinho është deklaruar në lidhje me teknologjinë VAR.

VAR-i ka filluar së aplikuari si teknologji tash e dy vite, ku në disa gara e kampionate më herët e disa më vonë.

Megjithatë, kjo teknologji ka minimizuar gabimet e gjyqtarëve në një ndeshje dhe po shihet si diçka pozitive për futbollin.

Por, ka edhe disa nga ata që janë kundër VAR-it dhe e kanë shprehur disa herë këtë duke justifikuar vonesat e ndeshjet e gjëra të ndryshme.

Trajneri i njohur portugez, Mourinho është bërë i fundit nga bota e futbollit që ka folur për VAR-in, duke thënë se vetëm hajdutët mund të ankohet për të.

“Vetëm hajdutët mund të ankohen në lidhje me futjen e kamerave të sigurisë”, ka thënë Mourinho kur u pyet për VAR-in.