Mourinho thotë se ka refuzuar tre oferta

0
485
Jose Mourinho ka zbuluar se tashmë i ka refuzuar tre oferta që nga shkarkimi i tij nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, muajin e kaluar.
Ai ka bërë të ditur tashmë se do të donte një rikthim tek Interi ose Real Madridi. Kurse dihet që ka refuzuar një ofertë nga Benfica.
“Jam i lumtur në këto tre javë. Jam i lumtur me këtë përvojë dhe do të kem përvoja të tjera që normalisht nuk mund t’i kem”, shprehet ai për BeIN Sports.
Megjithatë thotë se në mars do të fillojë të ketë vështirësi.
“E njoh veten, dhe e di se nga fundi i marsit do të kem vështirësi me lumturinë time. Do t’i analizoj gjërat. Tashmë kam refuzuar tri oferta sepse nuk ndihesha se janë ato ajo çfarë doja. Do të jem i qetë. Lëvizja tjetër duhet të jetë sfidë që më bën të lumtur”, ka thënë portugezi.