MPJ e Rusisë flet rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, e ka cilësuar “të ashtuquajtur” marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, duke shtuar se procesi nuk bën të përshpejtohet.

Sipas tyre, duhet që të hartohet një plan i zbatueshëm që është i pranueshëm edhe nga publiku.

“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordinohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, thuhet nga MPJ e Rusisë në Twitter.

Lini një Përgjigje