MTI shpenzime enorme në udhëtime jashtë vendit, sekretari me dy asistente vizitoi Londrën për vikend

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka rritur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka dashur t’i komentoi asnjërin nga udhëtimet e zyrtarëve të saj jashtë vendit, e aq më pak ta tregojë arsyen e vizitës së 10 personave në Turqi, përfshirë njerëz që nuk kishin të bënin me tematiken e vizitës.

Sipas një përllogaritje që ka bërë lajmi.net nga vizitat e zyrtarëve të MTI-së nga gjysmë viti i kaluar deri tani del që shpenzimet e tyre përfshinë vlerën, llogaritur vetëm në mëditje, rreth 10 mijë euro.

Asistentet e kësaj ministrie janë ato që më së shumti janë duke udhëtuar jashtë vendit e duke gëzuar privilegje, mëson lajmi.net.

Sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci bashkë me dy asistente e tij, Flora Namani dhe Doruntina Ukaj ka udhëtuar herën e fundit në Londër bashkë me Xhevdet Smakiqin, i cili është i angazhuar me kontratë mbi vepër në këtë ministri dhe njëkohësisht mban detyrën e drejtorit ligjor në Postën e Kosovës. Smakiqi mban dy puna fal partisë së tij NISMA, i cili është anëtarësuar së fundmi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kjo vizitë e sekretarit Rreci me asistentet dhe Smakiqin, siç mëson lajmi.net, ishte realizuar për vikend, në muajin shkurt të këtij viti, në Londër.

Ndërsa, sipas një llogaritjeje të thjeshtë një person për një ditë në Londër merr 260 euro mëditje, plus 20% të shumës së mëditjes për shpenzime “xhepi”, që i bie 33.8 euro.

Vizita në Londër e katër personave të MTI-së i bie të jetë 1,175.2 në një ditë, qëndrimi dy ditor rrumbullakon shifrën 2,350.4.