Muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroe në një serial

0
340

Gjashtë muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroes do të shfaqen në një serial të ri të prodhimit “BBC Studio”, i cili do të zbardhë ndër të tjera edhe marrëdhënien me presidentin amerikan, John F. Kennedy.

Titulli fillestar i serialit është ”Ditët e fundit të Marilyn Monroe” dhe është i bazuar në pjesë të librit Keith Badman, ”Viti i fundit i Marilyn Monroe, histori e mahnitshme e vërtetë”.

Producenti ekzekutiv, Simon Lupton, ka arritur marrëveshje me skenografinë Dan Sefton, i cili ka pohuar se është i kënaqur se kjo histori e pabesueshme do të transferohet në ekran.

Marilyn Monroe vdiq në vitin 1962 në moshën 36-vjeçare dhe si shkak i vdekjes u tha se kishte qenë mbidoza me pilula gjumi. Ndërkohë, vdekja e saj shkaktoi shumë polemika dhe spekulime./atsh