Muharrem Nitaj: Po na linçoni për 3-400 euro, AAK është engjull në krahasim me të tjerët!

0
448

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili tash së fundi është përfolur për punësimet partiake e familjare nëpër ndërrmarrjet publike e nëpër ministri (madje ai ka punësuar edhe djalin e tij në PTK, ndërrmarrje kjo e cila është buzë falimentimit edhe për shkak të mbipunësimit), është anëkuar për etiketime.

Madje ai ka thënë se në krahasim me të tjerët na jemi engjuj!

Ja postimi i plotë i tij:

Nuk po mundem ta kuptoj kete fushaten qe te sulmohen njerezit qe marrin 3-400 euro rroge me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me te cilin po perballet shteti!

Interesi publik demtohet me shperdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr nje kontrate pune, qofte edhe te perkohshme me page minimale!

Eshte e pandershme qe te drejtohet gishti nga AAK, sepse ne krahasim me te tjeret AAK rezulton te jete engjell.

Por edhe kjo fushate do te marre fund dhe une shpresoj shume qe shperdorimet te denoncohen ne thelb e jo te provohet qe të bëhën balanca me shashka!

Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse.

Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen! MN