Murati: BE e gatshme me na befasu me procese që s’përfundojnë kurrë

Valon Murati ka ironizuar me lajmërimin e Lajcakut se takimi i radhës Kosovë-Serbi është shtyer shkaku i koronavirusit:

E dëgjova edhe këtë: shtyhet takimi në Bruksel për shkak të Covid-19 paska cicëruar Lajçaku. Krejt kjo ka filluar t’i ngjaj një tragji-komedie. Tragjike sepse nuk shihet dritë në tunel për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi, posaçërisht për përfundimin e tij me sukses. Krejt procesi është buzë dështimit. Komike, sepse duke mos dashur ta tregojnë të vërtetën, tragjiken po bëjnë groteske. Në këtë drejtim BE-ja është gjithnjë e gatshme me na befasu me procese që nuk përfundojnë kurrë. E ne jemi nis për njohje e tash na ka dal në rrugë edhe Covidi-19, përkatësisht asociacioni. Politika jonë e humbur me e pa Covid-19. Duke mos ditur as çka don e as çka duhet të kërkojë në dialog. Reaslisht për momentin veç Serbia deri diku e din se çka po do nga ky proces. Dhe maksimalisht po punon që të përfitojë sa më shumë nga këto rrethana.